Deputetja e Partisë Demokratike,  Jorida e Tabakuar e ftuar në News24, komentoi lëshimin e 15 urdhërarresteve nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ndër të tjera ajo tha se pritshmëritë nga SPAK janë të larta.

Pjesë nga intervista:

 

Ju keni reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës ku thatë se  ‘Ka një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur! ‘Çfarë po korrim sot?

Tabaku:Urdhrat më të lartë ishte për ministrin Koka, Bllako. E reja ishte Bashkia e Tiranës. Janë akuzat e dyta për Bashkinë e Tiranës. Për mua është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë. Unë kam përshëndetur dhe përshëndes çdo avancim hetimi. Duke ditur dosjen, kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e kryebashkiakut. Dardhat pas shpinës së Veliajt pa firmën e tij, nuk e hante askush.

Kush po e korr? Kemi të bëjmë me një grup të struktura kriminal?

Tabaku: E kam përdorur këtë shprehje edhe për ngritjen e komisioneve hetimore për inceneratorët. Besoj që është e nevojshme që në këtë moment të shikojmë se ku kemi arritur. Ky është zhvillim pozitiv politik.

A mendoni se SPAK po i përgjigjet testit?

Tabaku: Mbetet për t’u parë. Duhet të presim përfundimin e hetimeve. Pritshmëritë janë të larta.  Kam keqardhjen për këtë proces. Për mua mos votimi i raportit të komisionit hetimor ka qenë keqardhje në këtë proces. Në pjesën më të madhe të kohës kam qenë edhe e vetme, pasi atëherë filloi përçarja në PD. Kur e kthej kokën pas, besoj se kemi bërë një të mirë publike.

Amendimi i ligjit për komisionet hetimore. Jeni njohur me këtë draft?

Tabaku: Jam njohur mediatikisht për këtë draft.

Do shërbejë kjo si urë komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës?

Tabaku: Nëse ky ligj do kishte hyrë në fuqi, ne nuk do kishim pasur këto rezultate. Opozita fatkeqësisht është në minorancë. Propozimi i PS i kthen komisionet hetimore në instrument të tyre dhe kufizon hapësirën e opozitën. Propozimi i PS shkon në drejtim të kundërt. PS më bllokoi shkresat. Praktikisht duhet të kemi një komision hetimor.

Refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është bërë shkak i përplasjes në Kuvend. Mazhoranca i ka quajtur jo të formuluara objektet, pse nuk e bën opozita?

Tabaku: Nuk kanë kërkuar mirë formulim. Kush janë ata të gjykojmë për kushtetutshmërinë? Në disa raste i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por nga një anë nuk ka shumë kohë fizike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko