Avokati i njohur, Dorian Matlija, ka postuar një video selfie, ku shpjegon përse urdhërat që jep kryeministrit në rrjetet sociale, përshembull dalja në një orar të caktuar e nënave me fëmijë, janë absurde dhe të pabazuara në asnjë fakt shkencor. Ai thotë se respekton rregullat e distancimit social dhe jo absurditetet e “budallait të Surrelit”.

“Cdokush ka te drejte te zgjedhe vete nese do te jetoje si i lire, ne baze te rregullave qe i bejne sens dhe i vendos ose i pranon vete. Cdokush gjithashtu ka te drejte te zgjedhe vete nese do te jetoje si i ndrydhur, duke zbatuar rregulla te imponuara nga te tjeret dhe qe nuk mbeshteten ne asnje fakt shkencor dhe arsye te shendoshe. Me pak fjale vete e zgjidhni lirine apo ndrydhjen. Une zgjedh te paren. Per shembull, me duket e arsyeshme te dal te djelen ne oren 2 te drekes, te luaj me cunin me scooter te fusha e Ali Demit..”, shkruan Matlija.

VIDEO:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re