Skip to content

“Urdhëro shikoje bimën”, fermerët e fshatrave Fier paralajmërojnë protestë për farën e keqe të domates: Po diskriminohemi

Fermerët e disa fshatrave të Fierit kanë paralajëmruar një protestë ditën e martë në orën 10:00 pasi fara e domateve të tyre është me probleme.

Ata pretendojnë se po diskriminohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prandaj dhe bëjnë thirrje gjithë fermerëve të zonës të mblidhen në protestë.

“Diten e Martë ora 10 në fshatin  Samatic të  gjith fermeret e fshatrave Kutallis, Drenovic, Rerez, Gorican, Pobrat, Velmish, Strum, Suk dhe jo vetem keta por cdo fermer  protestojne per diskriminimin qe po ju ben Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftimin për protestë.

Fax News ka shkuar pranë disa fermerëve që pretendojnë se po i bëhet diskriminim.

Fermeri 1: Zotëria thotë se e kanë fajin temperaturat e larta. Po pse ka prekur ktu, këtu jo. Këtu nuk kishte temperaturë të lartë. Zotëri shihe. Të njëjtin ushqim kanë marrë të dyja. Ky është realiteti. Lini fjalët e bukura aty në tv kur dilni. Këtu eshtë realiteti .

Fermeri 2: Ja shikoje këtu. Shikoje. Çfarë prove. 20 kokrra bima, kape të gjithë bimën. Urdhëro ktuja. Lart s’ka fare. Urdhëro shiko.

Një nga ata që bëjnë thirrje për protestë është dhe qytetari Geni Ziu, i cili thotë se po mashtrohen.

“Jan duke na mashtruar duke na ber fajtor ne por edhe zotin deri ne kete pik kan arrit  keta ndaj diten e mart ora 10 ne Samatic tek lokali i Ramizit  duhet te mblidhemi dhe te themi se jo kjo esht nji genjeshter nga ana juaj  shtetin nuk e keni vetem ju por edhe ne qe jemi fermer pa kollare  te gjith fermeret e Kutallis Drenovic Rerez Gorican Pobrat Velmish strum Suk Samatic  dhe jo vetem keta por cdo fermer”, shkruan ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb