Pezullohet përkohësisht gjyqi për Bledar Jambellin, I cili akuzohet se ka porositur vrasjen e komisarit Artan Cuku.

I akuzuari është ende në kërkim së bashku me një tjeter bashkëpunetor të tijin shtetasin Kristian Leci.

Gjyqi ndaj tyre ishte shtyre edhe në 11 shtator teksa gjykata kishte urdheruar drejtorite e policisë në Berat dhe Fier që të bënin kërkime për gjetjen e Jambellit dhe Lecitm por deri tani asgjë nuk është bërë.

Për këtë arsye tani u vendos pezullimi për 1 vit i gjyqit përsa kohe ata janë në kërkim.

Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari I dënuar me 10 vjet, ulje e cila iu bë pasi ai pranoi të merrte statusin e bashkëpunetorit të drejtësisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re