Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar kallëzimin në SPAK të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Sot do të dorëzojmë kallëzimin penal në SPAK për znj. Nikolla për shpërdorim të detyrës”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.

Në fjalën e tij për gazetarët, Bardhi njoftoi se ky ishte vendimi i grupit parlamentar pas refuzimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore si dhe për refuzimin për ndryshimin e përfaqësuesit të opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, është “e papranueshme që një kërkesë legjitime të deputetëve të opozitës t’i kundërvihesh duke përdorur autoritetin si kryetare kuvendin dhe duke i dhënë urdhra të paligjshëm punonjësve të Gardës së Republikës.”

“Asnjë veprim i dëshpëruar i Edi Ramës dhe kukullës së tij në krye të Kuvendit nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e saj minimale.

Është e drejtë kushtetuese e opozitës kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore, është e drejtë kushtetuese të kërkojë të përfaqësohet me kë dëshiron ajo në komisionet e reformës zgjedhore.

Është e papranueshme që një kërkesë legjitime të deputetëve të opozitës t’i kundërvihesh duke përdorur autoritetin si kryetare kuvendin dhe duke i dhënë urdhra të paligjshëm punonjësve të Gardës së Republikës.

Sot do të dorëzojmë kallëzimin penal në SPAK për znj. Nikolla për shpërdorim të detyrës.”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re