Pedagogia Nora Malaj në një lidhje Skype për emisionit “Të pathënat” në Fax News foli mbi urdhrin e Punonjësit Social duke theksuar se erdhi në kohën e duhur dhe është sukses në fushën e dhënies së këtij shërbimi.

Malaj tha ndër të tjera se punonjësi social depërton në fusha të ndryshme, që nga mjedisi ku punojmë apo edukohemi dhe kudo tjetër për tu dhënë zgjidhje problematikave sociale.

-A mos është pak i vonuar krijimi i këtij urdhri?

Malaj: E quaj në kohën dhe vendin e duhur. Kur isha zv. Ministre e arsimit një nga trajtesat ishte se psikologia nuk mund të zgjidhte të gjitha problematikat.

Pikërisht punonjësi social është hallka kryesore e delegimit të këtyre problemve, që nga fëmijët problematike deri te institucionet me shërbime të dedikuara. Prandaj e quaj si një sukses të nevojës që kemi në rrafshin psiko-social.

Pas 26 viteve ky profesion është aq i maturuar për të dhënë zgjidhje deri te manualet që do të hartohen në kuader të problematikave sociale, duke marrë parasysh pandeminë.

E quaj si arritje dhe ndër nismat më të mira në cilësinë dhe standardin e duhur.

–A kemi pasur politikat e duhura për këtë gjë?

Malaj: Nuk ka qenë e thjeshtë pasi psikologu dhe punonjësi social ndërlidhen si profesione por kanë specifika të veçanta.

Mënyra si është ofruar dhe orientuar ndihma është shumë në rregull, do e quaja dhuratë të 2022 me atë ekip me njerëz shumë profesionistë, që me eksperiencat e tyre kanë treguar që kauza nuk mbaron as me urdhrin as mekanizmin ligjor.

Këto situata të ndërvarura i kemi që në mjediset e punës, edhe aty ku edukohemi etj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re