Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të protestave masive kundër tij, konfirmohet akti i parë i largimeve.
Kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.
“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai. Sakaq, priten largime masive nga drejtuesit e institucioneve.
