Skip to content

Urdhri për pezullimin e qirave, Rama sqaron si do veprohet me hallexhinjtë

Një deklaratë e Ramës për pezullimin e pagesave të qerave për bizneset e vogla, studentët dhe familjarët e regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të koronavirusit, ka shkaktuar përplasje mes qeverisë dhe PD.

Sipas opozitës ky vendim është i padrejtë pasi shumë familje jetojnë me qiratë, ndërsa Rama favorizon oligarkët.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit, i cili thotë se Akti Normativ nuk ka dalë ende.

REAGIMI I PLOTË

Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

 Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen më fare vajin e kandilit të trurit, po nuk kemi ç’bëjmë!

 Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!