Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një listë ku ka përfshirë Kryeministrat të cilët kanë arritur sukses ose kanë dështuar përgjatë kësaj jave në politikat e tyre.

Kryesimin e mban kryeministri Edi Rama, i cili është shpallur si politikani numër 1 i javës, pasi insistoi të lidh bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë. Sipas Bild, Kancelarja Merkel e ka përgëzuar Ramën i cili po përpiqet të mbledhë në një tryezë  diskutimi krerët e Turqisë dhe ata të Greqisë për të shuar konfliktin që kanë prej kohësh për ishujt në Detin Egje.

Një situatë që mes dy vendeve po është përshkallëzuar së fundmi duke u bërë kërcënim edhe për fillimin e një lufte.

Në gjithë këtë histori kryeministri Rama cilësohet si ndërtuesi i urës së komunikimit mes dy vendeve, ku dhe pas vizitave që zhvilloi së fundmi në këto vende dërgoi edhe porositë për krerët e lartë të të dyja palëve.

Ndërsa humbësi nga politikanë sipas Bild është shpallur kryeministri italian Giuseppe Conte të cilit iu rrëzua qeveria ditën e sotme. Shkaku ishte një duel i brendshëm qeveritar me Matteo Renzi, kreu i Italia Viva, i cili tërhoqi ministrat e tij nga qeveria. Partnerët e tjerë të koalicionit, Lëvizja me 5 Yje dhe Social Demokratët, nuk kanë shumicë për të qeverisur Italinë duke e çuar kështu vendin në një krizë qeveritare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re