Nga Zina TOSKU* –
Noeni iu bashkua nismës “Krijo oksigjenin tënd” duke mbjellë 3 pemët e tij të para, me rastin e ditëlindjes së tij.
Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj vlerësoi Noenin i cili i bëri dhuratë të bukur qytetit me rastin e ditëlindjes së tij. Atë e shoqëruan shoqet dhe shokët e klasës.
“Noeni iu bashkua nismës ‘krijoO2tënd’, tek mbrojtja lumore dhe mbolli 3 pemët e tij të para. Atë e shoqëruan shoqet dhe shokët e klasës. Faleminderit për këtë dhuratë të bukur që i bërë qytetit”, thotë Memaj.
Fushata “Krijo oksigjenin tënd” vjen në zbatim të dokumentit politik të qeverisë, ku deri në vitin 2020, Shqipëria duhet të jetë e pastër dhe duhet të mbjellin 20 milionë e 200 mijë pemë.
Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë disa masa konkrete duke bërë aktivitete sensibilizuese për mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike. “Krijo oksigjenin tënd” është fushata më e re që Ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë./ ata