Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me anë të shpërthimit bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore

Grabitja duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa nga informacioni paraprak i policisë së Berat mësohet se është konstatuar rreth orës 02:24 të 4 janarit 2019.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re