Ndërrimi i viteve ka qenë një nate e ngarkuar për Urgjencën Kombëtare. Gjatë 24 orëve te festes, urgjencës i janë drejtuar 1214  thirrje për ndihmë.

 

Fluks është shënuar prej orës 23:00 te 31 dhjetorit të 2018 deri ne orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2019.  Gjatë kësaj kohe ka patur 257 thirrje, prej te cilave 55 janë shndërruar ne misione, thënë ndryshe mjekët kanë ndërhyre ne terren.

 

Vendimi per ndalimin e lendeve piroteknike, ka patur efektet e tij, pasi sipas urgjencës kombëtare, eshte marre vetem nje thirrje per një person te lënduar nga fishekzjarrët, i cili ka pësuar traume ne dore.

 

Gjate ditëve festive nuk kane munguar as aksidentet apo ngjarjet e tjera të renda, te cilat kane shkaktuar 10 viktima.

 

Urgjenca kombëtare gjate vitit që lame pas, ka mare mbi 202 mije thirrje, prej te cilave 44 mije janë shndërruar ne misione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re