Duke filluar nga kjo e diele deri me datën 2 janar të gjitha spitalet dhe urgjencat kombëtare do të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e  ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa vizitoi stafin mjekësor në urgjencën e QSUT dhe spitalit të traumës.
 
Me rastin e festave në të gjithë vendin, Manastirliu tha se 127 autoambulanca do të jenë në terren. Në Tiranë do të jenë 5 pika dhe 8 ekipe pranë sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej, në kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-urgjencën e Tiranës si dhe në qendrën kombëtare të urgjencës, pranë spitalit të traumës. Ndërsa në qytetet e tjera autoambulanca do të jetë e stacionuar në qendër. Ministrja garantoi dhe furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore të ndihmës së shpejtë në të gjitha spitalet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re