Skip to content

Urgjencat toksikologjike në verë, mjekja: Rriten rastet helmimeve dhe mbidozimeve

Urgjenca e re QSUT sd 1024x576 1

Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror ku për pasojë rritet numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në Shërbimin e Toksikologjisë.

Urgjencat variojnë nga helmimet e lehta, deri te ato që mund të rrezikojnë jetën nga mbidoza dhe përzierja e alkoolit me substanca narkotike.lg.php?bannerid=77&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Furgjencat toksikologjike ne vere mjekja rriten rastet helmimeve dhe mbidozimeve%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews

Mjekja toksikologe Matilda Kambo thotë për Euronews Albania se sezoni i verës njeh gjithmonë  rritje të rasteve në urgjence ndërsa sa i përket moshave ajo thotë se të rinjtë janë më të shumtë në numër, por nuk mungojnë edhe adoleshentët apo moshat mbi 50 vjeç.

Në këto kushte, mjekja toksikologe apelon që të bëhet kujdes me konsumin e alkoolit gjatë verës, pasi ai është i dëmshëm. Ajo kërkon që të shmanget përdorimi i automjeteve dhe në të gjitha rastet kur është konsumuar alkool, pasi ky është një rrezik serioz për aksidentet.