Dy artistët Kida dhe Mozzik janë pa dyshim më të pëlqyerit nga pubkliku. Por së fundi ata të dy kanë postuar foto e njëri- tjetrit pa asnjë koment në profilet e tyre në Instagram. Fotot janë shkrepur nga i njëjti vend dhe pothuajse në të njëjtin pozicion.

Kjo gjë i ka bërë fansat të ngren dyshime mbi marrëdhënien e tyre dhe janë bërë shumë kureshtarë, madje disa prej tyre shkruajnë “Urime fejesa” ose “Të trashëgohet çifti”. Mirëpo me siguri me anë të këtyre fotove, Mozzik dhe Kida sapo kanë lajmëruar se janë bërë bashkë për një bashkëpunim. Mbetet të presim për të tjera njoftime nga dyshja.

Kujtojmë se Mozzik ka qënë në lidhje me këngëtaren Loredana dhe sëbashku kanë një vajzë, Hana, por tashmë ata janë ndarë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re