Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një urim për 247 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës është shprehur se SHBA-të mbeten mik dhe partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

347565056_797519015160978_7075215050449596559_n

Shehu shkruan se Pavarësia e Amerikës “nuk është ngjarje madhore vetëm për atë vend të madh, por për të gjithë”.

“Urimet me te mira ShBA sot ne ditën e Pavarësisë!Nje ngjarje madhore kjo jo vetëm për atë vend te madh! Por për te gjithë, si një mburoje për vlerat, liritë, demokracinë kudo ne rruzull!

Një mik e partner i pa zëvendësueshëm për Shqipërinë e shqiptaret. Gëzuar këtë feste, këtë dite “te lindjes” se ShBA”, shkruan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re