Skip to content

Urimet për Pashkë: Trump “nxjerr dufin” zgjedhor

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump publikoi një mesazh të Pashkëve në të cilin ai uron pushime të lumtura për “të gjithë” dhe më pas përsëriti teorinë e konspiracionit në lidhje me mashtrimin e zgjedhjeve që shkaktoi sulmin në Capitol në 6 janar.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë, përfshirë të çmendurit radikalë të majtë që manipuluan zgjedhjet tona presidenciale dhe duan të shkatërrojnë vendin tonë,” tha ai.

Meqenëse ish-presidenti u ndalua nga mediat sociale pas kryengritjes në janar, mesazhi i tij i Pashkëve u shpërnda me Twitter nga përdoruesit aktivë, përfshirë reporterin e New York Times Kenneth Vogel.

 “Jezusi nuk do ta kishte thënë më mirë”, shtoi Vogel.

Ndërsa Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden, në mesazhin e tyre të Pashkëve u kërkuan amerikanëve që të vaksinohen ndërsa vendi kalon Pashkën e dytë në hijen e pandemisë COVID-19.

Në një mesazh në Twitter, Biden e quajti vaksinimin një “detyrim moral” dhe shkruajti: “Ne ju dëshirojmë familjeve tuaja shëndet, shpresë, gëzim dhe paqe. Gëzuar Pashkët për të gjithë!”