Skip to content

Urimi/ Ambasada Ruse: Sakrifica e dëshmorëve shqiptarë do të kujtohet gjithmonë nga populli rus

Ambasada Ruse në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut. Në një mesazh në Facebook, ambasada shkruan se vepra heroike e popullit shqiptar do të kujtohet përgjithmonë nga populli rus.

“Ambasada Ruse u përcjell të gjithë qytetarëve të Shqipërisë urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut! Vepra heroike, sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i vyer i popullit shqiptar në shkatërrimin e nazifashizmit do të kujtohen përgjithmonë nga populli rus.”, ishte mesazhi i ambasadës.