Kryeministri Rama ka zgjedhur të përçojë urimin e tij për Fiter Bajram me një foto të xhamisë së re në ndërtim, atë të tek ish-Namazgjaja, për të cilën është shigjetuar jo pak nga disa qarqe politike e mediatike perëndimore.

“MIRËMËNGJESdhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Shefi i qeverisë e përzgjedh këtë lloj kartoline urimi mu në kohën që kjo xhami i është shndërruar në një halla, pikërisht nga ato qarqe në perëndim që e lidhin ndërtimin e këtij objekti kulti islam në qendër të Tiranës, me aleancën e ngushtë mes tij dhe presidentit Erdogan. Edhe pse kjo xhami i ka hedhur themelet nën qeverisjen e Berishës, politikisht ajo i është faturuar Ramës, e përkthyer si “dhuratë” e tij për Erdogan.      

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re