Policia e Shtetit i është bashkuar urimeve për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Policia thekson se efektivët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj elementëve kriminalë.

 

 

“Punonjësit e Policisë së Shtetit, betuar për Flamurin Kombëtar dhe në shërbim në çdo skaj të Shqipërisë, janë garantë të denjë dhe qytetarët të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit”, thuhet në mesazhin e Policisë së Shtetit.

 

 

“Efektivët e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, me të cilët qytetarët shkëmbejnë çdo ditë besim, përkushtim, respekt dhe përgjegjshmëri, Ju urojnë gëzuar festën e Pavarësisë dhe festën e flamurit. Atdheu ynë është e mira jonë e përbashkët, është pasuria jonë e çmuar dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm, ndaj jemi 24/7, në çdo skaj të vendit, të gatshëm për t’ju shtrirë dorën e bashkëpunimit, për sigurinë tuaj, për të mirën e Shqipërisë”, -thekson policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re