Deputeti i Partisë Demokartike, Enkelejd Alibeaj pasi publikoi mesazhet të grupit të Komisionit Parlamentar, ku deputeti i PS-së, Bujar Çela uronte ditën e Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar sërish duke i bërë thirrje Parlamentit që të merren masa ndaj Çelës.
Alibeaj bëri me dije se PD do të propozojë një paketë ligjore, ku në fokus do të jetë dekomustizimi i shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.
“Rrasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen.
Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm.
Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare’, tha Alibeaj.
