Kryetari i komunitetit musliman shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar besimtaret per festen e neserme te Kurban Bajramit.

 

Ai kerkoi qe njerezit te deshmojne ne jeten e tyre sakfricen, durimin dhe dhemshurine.

 

 

Të dashur qytetar nesër në shqipëri dhe në mbarë botën është festa e kurban bajramit. Kurban bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame. Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e ibrahimit. Kurbani na dëshmon se sakrifica durimi dhe dhembshuria janë punët më të pëlqyeshme të zotit. Jini mbështetje për të varfrit dhe bëhuni inkurajues për të sëmurët. E lusim zotin të na i pranojë kurbanet. E lusim zotin për paqe dhe presproritet ne vendin tonë dhe mbarë njerëzimin. Ju dëshiroj paqë begati dhe mirësi në familjet tuaja. Gëzuar kurban bajramin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re