Urimi i deputetit, Bujar Çela për festat e Nëntorit me portretin e diktatorit Enver Hoxha, bëri bujë të madhe  në media dhe shkaktoi reagime të shumta.

Përpos debatit të gjerë politik që ky qëndrim personal i deputetit shkaktoi, reaguan edhe dhjetëra shoqata si dhe shoqëria civile, brenda dhe jashtë vendit.

Tek shqiptarët e diasporës ky urim, pavarësisht shoqëruar me portretin e diktatorit Hoxha nuk është pritur mirë nga “Diaspora për Shqipëri e lirë”, të cilët kërkojnë jo vetëm dorëheqjen apo largimin e deputetit Çela, por paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit të tyre civil.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re