Bashkimi Evropian aktualisht nuk është në gjendje të dhurojë vaksina të koronavirusit në vendet e varfëra, tha të dielën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ekziston një presion i madh mbi vendet anëtare për të blerë vaksina për veten e tyre,” i tha Von der Leyen Funke Media Group.

Sidoqoftë, kreu i KE theksoi mbështetjen financiare të BE për iniciativën COVAX dhe përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’u siguruar vendeve të varfëra aksesin ndaj vaksinave.

“Bashkimi Evropian ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka shpërndarë 30 milion doza në 52 vende,” tha Von der Leyen.

Ajo vuri në dukje se mekanizmi që lejon Bllokun të ndajë vaksinat direkt me vendet e tjera nuk do të fillojë derisa ata të kenë një situatë më të mirë prodhimi në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re