Presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

E pyetur nga gazetarët përpara ditës së dytë të samitit të natos në Vilnius, von der Leyen theksoi se ekziston një plan i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës.

 

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se është jetike që palët ta ndjekin ate plan dhe të ecin përpara duke respektuar marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re