Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

edi rama ursula von der leyen1

Von der Leyen shprehet se fokus i diskutimit ishte progresi në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ajo u shpreh se gjatë takimit folën për planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, gjë që sipas saj, do të afrojë rajonin dhe BE-në.

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re