Skip to content

Uruguai fitore në frymën e fundit

Është mbyllur me një fitore në limite për Uruguain ndeshja e parë e ditës së dytë të botërorit. Ndeshja është vendosur në minutën e fundit të ndeshjes nga mbrojtësi Gimenez.

Në fillimin e sfidës dallonte që Kuper kishte zgjedhur të mos e rrezikonte në fushë yllin e vet Mohamed Salah ndërsa në krahun tjetër Tabarez ishte rreshtuar me artilerinë e rëndë në sulm, Suarez – Kavani.

Pjesa e parë ka qënë më e balancuar me të dy skuadrat që kanë luajtur me një ritëm të ulët duke ngacmuar pak njëra tjetrën.

Ndërsa e dyta ka patur një tjetër tablo ku Suarez dhe Kavani kanë humbur shumë mundësi për të kaluar skuadrën përpara dhe Uruguai që dominon sfidën. Por goli erdhi atëherë kur më pak pritej. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Gimenez godet saktë me kokë pas një harkimi të Sançez duke u dhënë të tijve tre pië të rëndësishme./Berati.TV

Uruguai 1-0 Egjipt

Shënues: Gimenez 90’