Skip to content

Uruguaj fiton ndaj Rusisë, Egjipti surprizohet nga Arabia Saudite

Sot kanë nisur ndeshjet e treta në grup që vendosin edhe skuadrat që kalojnë në kualifikimin direkt. Uruguaj fitoj ndaj organizatorëve të botërorit, Rusinë. Golin e parë të sfidës e  shënoj sulmuesi Suarez dhe dyfishimi pas një autogoli të Çerishov, i cili është edhe golshënuesi më i mirë i Rusëve në këtë botëror. Për t’ia bërë edhe më të thjeshtë amerikano latinëve Smolnikov ndëshkohet me kartonin e kuq dhe lë të tijët me 10 vetë. Por ndeshja mbyllet me një tjetër gol të Uruguajit të shënuar nga ‘’bigu’’ tjetër i sulmit, Edinson Kavani. Me këtë fitore Uruguaj merr vendin e parë në grup dhe hedh një kandidaturë të fortë për vijimësinë.

Ndërsa ndeshjen tjetër të grupit është Arabia Saudite ajo që fiton duke surprizuar Egjiptin e Salah. Ndeshja nis me një gol të yllit të Egjiptit, Mohamed Salah që kalon përpara të tijtë. Por përmbysja saudite nis që në fraksionin e parë kur ata fitojnë dy 11 metërsha. Të parën e priti portieri legjendar Elhadari, 45 vjeç,i cili vendos rekordin si futbollisti më i vjetër që ka luajtur në botëror por e dyta shkoi gol. Është Al Faraj ai që barazon shifrat në minutën e gashtë shtesë të pjesës së parë, një tjetër rekord ky. Në pjesën e dytë në fushë është vetëm Arabia Saudite ndërsa Egjipti bie në mediokritet. Është Al Dausari që shënon në fund për ti dhënë Arabisë një fitore historike ndërsa Egjipti në tre pjesëmarrje në botëror ende nuk ka gjetur pikën e parë./Berati.TV

Uruguaj 3-0 Rusi

Shënues: Suarez 10’, Çerishev 23’  (a), Kavani 90’

Egjipti 1-2 Arabia Saudite

Shënues: Salah 22’/ Al Faraj 45’+ 6’, Al Dausari 90’+5’