Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se USAID do të japë 37 milionë dollarë për 25 v3ende të prekura nga koronavirusi. Përmes një postimi në “Facebook”, ambabada amerikane citoi fjalën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

 

“Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi. “Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re