Tërmetet e fundit që tronditën Türkiye-n juglindore ishin shumë të mëdha dhe të fuqishme, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Të paktën 9.057 njerëz humbën jetën dhe 52.979 u lënduan pas dy tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që tronditën rrethet Pazarcık dhe Elbistan të hënën në provincën Kahramanmaraş.
Tërmeti më i fuqishëm në histori tronditi Kilin në vitin 1960 me magnitudë 9,5 ballë.
Tërmet tjetër i fuqishëm tronditi shtetin amerikan të Alaskës katër vjet më vonë me magnitudë 9,1.
Tohoku i Japonisë u trondit në vitin 2011 me një tërmet me magnitudë 9 ballë të shkallës së Rihterit.
Tërmetet që tronditën Türkiye-n këtë javë gjenden lart në listë.
Gjithsej 6.444 ndërtesa u shkatërruan në tërmetet me qendër Kahramanmaraş që goditën dhjetë provinca, duke prekur mbi 13 milionë njerëz.
Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta në harkun kohor prej më pak se dhjetë orësh.
Burimi: AA