Skip to content

Ushqimet dhe bimët që luftojnë viruset

Capture 33

Nga Blerina Bombaj
Dietologe

Për fat të mirë, ka një sërë ushqimesh dhe bimësh të fuqishme antivirale që forcojnë sistemin imunitar , reduktojnë inflamacionin dhe luftojnë infeksionet.

  • Çaji jeshil përmban flavonoide të cilët kanë një ndikim antiviral të drejtepërdrejtë.
  • Tërshëra përmban beta glukane të cilat mund të ndikojnë pozitivisht edhe direkt edhe indirekt kundër viruseve. Beta glukanet kanë gjithashtu efekt antikoleseterolemik duke mbrojtur kështu shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
  • Hudhrat, qepët, cikoret, asparaget, bananet, topinamburi dhe agjinaret përmbajnë fruktane të cilat besohet të luajne rol të rëndësishem antiviral.
  • Qumështi përmban laktoferrine – një proteine me një potencial të rëndësishëm antimikrobial antiinflamator dhe imunomodulues.
  • Frutat e thata (arrat, bajamet, lajthite), farat e kungullit dhe të lulediellit, peshku, avokado dhe vajrat e tyre përmbajnë yndyrna pozitive që ndihmojnë në bllokimin e shumimit të virusit.
  • Kërpudhat, perveçse përmbajne fitokimikate që rrisin përshtatshmërinë e trupit ndaj stresit me origjinë të ndryshme, përmbajnë edhe hekur dhe zink, dy minerale shumë të rëndesishme në reaksionet imunitare.
  • Perimet si karrotat, brokoli, spinaqi, rukola, lakra kale, janë të pasura në vitaminë A, e cila luan një rol thelbësor në imunitetin tonë.
  • Frutat si agrumet, kivi dhe perimet si specat e kuq, brokoli, rukola dhe domatet përmbajne vitaminë C, një antioksidant shumë i rëndësishëm për organizmin pasi jo vetëm luan rol kritik në veprimtarinë imunitare, por është një substancë që trupi ynë nuk e prodhon dot dhe as nuk e depoziton dot.
  • Vezët, peshku ton, sardelet, mishi i pulës dhe mishi i viçit përmbajnë Zink dhe Selen, minerale që forcojnë imunitetin dhe neutralizojnë stresin oksidues përkatësisht.
  • Thjerrzat, qiqrat dhe fasulet janë të pasura në magnez dhe kompleksin e vitaminave B, si dhe në fibra që sigurojnë mirëqenien e aparatit tretës ku gjendet edhe një pjese e mirë e imunitetit tonë.