Fibrat janë të rëndësishme në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, sepse promovojnë proceset e tretjes dhe funksionimin e duhur të zorrëve.

 

Ato janë të pranishme në drithërat, frutat, perimet dhe farat.

Sipas Karen Ansel, anëtare e Akademisë së të ushqyerit dhe dietologjisë, fibrat gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e pranisë së sheqerit në gjak. Prandaj, ato janë të dobishme në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Sipas EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore), ne duhet të konsumojmë rreth 25 gram fibra në ditë, por shpesh konsumojmë shumë më pak.

Këtu janë burimet tona të preferuara të fibrave, të cilat ju sugjerojmë t’i integroni në dietën tuaj të përditshme:

mollë: përmban 4 gram fibra dhe është e gjithanshme, sepse mund ta shtoni si në mëngjes ashtu edhe në sallata dhe gjellë të shijshme.
> qepa: përmban 2 gram fibra dhe ndër to ka praninë e inulinës, e cila nxit rregullsinë e zorrëve dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

> Farat chia: jashtëzakonisht të pasura me kalcium, omega3 dhe acide yndyrore esenciale omega6
> Bajamet: të pasura me proteina, përmbajnë rreth 4 gram fibra dhe parandalojnë kapsllëkun

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re