Nëse një person është diagnostikuar me diabet, duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimet që konsumon. Ruajtja e niveleve normale të sheqerit në gjak është shumë e rëndësishme, pasi shmang shfaqjen e sëmundjeve bashkë-shoqëruese si p.sh sëmundjet e zemrës.

Një person diabetik mund të ketë një jetë normale por duke bërë disa sakrifica.
Aktiviteti fizik ka një ndikim shumë pozitiv në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Dieta ushqimore duhet të jetë e larmishme, e shëndetshme dhe e kontrolluar.

Pra, një person diabetik duhet të konsumojë ushqime të shëndetshme në sasi të moderuara.

Më poshtë po listojmë disa nga ushqimet që një person diabetik mund të konsumojë.

1.Perimet me gjethe të gjelbra – janë shumë të shëndetshme dhe përmbajnë pak kalori. Janë burim i mineraleve dhe vitaminave (përfshirë dhe vitaminën C).
2. Peshku – salmoni, sardelet, skumbrite janë burim i acideve yndyrore omega-3. Të gjithë i njohim përfitimet që ka omega-3 për organizmin në përgjithësi dhe zemrën në veçanti.
3. Avocado është një frut që mund ta konsumoni midis dy vakteve ushqimore.

4. Farat Chia janë të pasura me fibra dhe përmbajnë sasi të vogla sheqernash të tretshme. Ndihmojnë në rënien në peshë pasi pakësojnë ndjesinë e urisë.
4. Bishtajat janë të pasura me vitaminat e grupit B dhe minerale. Janë një ushqim
tepër i shëndetshëm dhe njëkohësisht i përshtatshëm për personat diabetikë,
pasi kanë indeks të ulët kalorik.

5. Brokoli është një ushqim shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm. Sipas një studimi ngrënia e brokolit ul nivelet e sheqerit në gjak.
6. Vaji i ullirit ka veti antioksiduese, ul nivelin e triglicerideve dhe përmirëson
indeksin glicemik. Shkolla e Shëndetit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re