Inflacioni në muajin gusht shënoi nivelin më të ulët që nga nisja e luftës në Ukrainë, duke zbritur në 4.%.

 

Në të njëjtin muaj të një viti më parë, ky tregues që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit ishte 8%.

 

Megjithatë, sipas raportit të Instat, ushqimet për familjet shqiptare vijojnë të jenë të shtrenjta, edhe pse ritmi i shtrenjtimit është më i ngadaltë se në muajt e shkuar.

 

Po ashtu, më shtrenjtë qytetarët po paguajnë edhe për shërbimet në kafe e restorante, ndërsa në raport me një vit më parë, ulja e karburanteve ka vijuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re