Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë.

Një gjë ironike rreth lëkurës është se kur njerëzit janë të rinj brenga e tyre më e madhe është se si të nxihen. Por me plakje prioriteti kryesor i lëkurës është si t’i parandalojmë rrudhat.

Çfarë ushqime duhet të zgjedhim për të ruajtur një lëkurë të shëndetshme?

Vitaminat A, C dhe E ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga dielli dhe dëmet tjera ambientore duke çarmatosur “radikalet e lira” që shkaktojnë rrudhjen.

Burimet ushqimore të pasura me vitamina A janë: karota, kungulli, patatet e ëmbla, mango, spinaqi, pjepra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatet.

Burimet ushqimore të pasura me vitaminë C janë: portokalli, papaja, dredhëzat, kivi, specat e kuq dhe të gjelbër, brokoli, lulelakra.

Burimet me vitaminë E përfshijnë vajrat bimore, farat, arrat, ullinjtë, shparga.

Acidet yndyror Omega-3 janë të mira edhe për lëkurë. Top burimet ushqimore me yndyra mono të pangopura janë vaji ullirit, vaji i bajameve, vaji i lajthisë, avokado, ulliri, bajamet dhe lajthit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re