Pankreasi luan rolin kryesor kur bëhet fjalë për tretjen. Ai është rreth 15 centimetra i gjatë dhe është e vendosur horizontalisht në pjesën e prapme të stomakut, ky organ është përgjegjës për sekretimin e enzimave digjestive të nevojshëm për ndarjen e ushqimit dhe asimilimin e lëndëve ushqyese.
Gjithashtu, pankreasi prodhon insulinë, hormon ky që rregullon nivelin e sheqernave në gjak. Për shkak se ky organ është i ndjeshëm ndaj mosfunksionimit dhe kancerit të pankreasit, është e rëndësishme të konsumojmë disa nga ushqimet të cilat janë provuar që kanë shëruar, forcuar dhe ushqyer pankreasin.
Brokoli
Konsumimi i brokolit si dhe perimet nga e njëjta familje siç janë: lakra, lulelakra, zarzavatet, lakra jeshile etj janë të mira për parandalimin e kancerit të pankreasit. Kjo sepse këto perime janë burime të përbërjes së squfurit e cila shmang mutacionin si dhe shumëzimin e shpejtë të qelizave kancerogjene.
Hudhra
Allicin  është një përbërje bioaktive në hudhër, e cila ka veti antioksidues që parandalojnë kancerin dhe inflamacionet e pankreasit.
Rrushi i kuq
Resveratroli i koncentruar në lëkurën e rrushit të kuq është një antioksidantë që ruan qelizat e pankreasit nga dëmtimet i plotë. Nëse nuk dëshironi të hani një sasi të konsiderueshme të frutit atëherë mund të konsumoni verën e kuqe nëse nuk vuani nga pankreatiti.
Boronica dhe qershi
Kur flasim për përbërje antioksidantë, boronica dhe qershitë mbajnë kurorën.  Konsumimi i tyre ndihmon në shmangien e dëmtimit të qelizave dhe të kancerit me përmbajtjen e antioskidantëve që ndihmojnë në parandalimin e radikaleve të lira nga të këqijat që mund të sjellin.
Kërpudha të kuqe Reishi
Mjekësia tradicionale përdorë kërpudhën e kuqe reishi në luftimin e inflamacionit kronik, e cila ndikon në pankreas
Patate e ëmbël
Beta-karroten në pataten e ëmbël ndihmon nën kontroll kancerin e pankreasit  duke qenë një antioksidantë i fuqishëm.  Burime të tjera të beta-karroten përfshijnë perime dhe frutat me ngjyra të ndezura siç  janë: pjepri, kajsia, karrotat, misri dhe kungulli.
Domate dhe supë domate
Vitamina C në domatet është një antioksidantë që neutralizon radikalët e tepërt të lirë, duke zvogëluar rrezikun e kancerit të pankreasit.
Spinaq
Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë B të cilat janë të nevojshme për shëndetin optimal të pankreasit.  Konsumimi i pjesës tjetër të perimeve jeshile siç janë:  sallata ajsberg, lakra e zezë, rrepa etj janë të mira për pankreasin.
Produktet e sojës
Proteina është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të pankreasit. Çfarë është e mirë për produktet e sojës është se janë një burim i proteinave  pa përmbajtje yndyrash të cilat shkaktojnë probleme apo ti përkeqësojnë për organin vital.
Kosi
Konsumimi i kosit jo vetëm që ka një shije të mirë por është një mënyrë mjaftë efektive për të rritur sistemin imunitar dhe parandaluar pankreasin nga infeksionet. Përzgjedhja e kosit jo të ëmbël është faktor plus për një shëndet të mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re