Ja se cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet:

Kafeina: Mund ta gjeni lehtësisht në kafe, çokollatë, pije energjike apo dhe disa ilaçe, megjithatë efektet janë afatshkurtra.

Sheqeri: Sheqeri është burimi kryesor i furnizimit të trurit, dhe bëhët fjalë jo për sheqernat, por për glukozën. Kjo është arsyeja pse një gotë lëng portokalli ose një lëng tjetër frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër për kujtesën, të menduarit dhe aftësinë mendore.

Peshku: Një burim proteinash i lidhur me një nxitje të madhe të trurit është peshku i pasur me acide yndyrore omega-3 që janë kyçe për shëndetin e tij. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme të trurit. Një dietë me nivele më të larta të tyre është lidhur me rrezik më të ulët të demencës dhe goditjes në tru. Ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakemi.

Arrat dhe çokollatat: Arrat dhe farat e ndryshme janë burime të mira të vitaminës E antioksiduese, e cila është lidhur në disa studime me më pak humbje të kujtesës me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat rrisin fokusin dhe përqëndrimin.

Avokado dhe drithëra të plota: Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një dietë e pasur me drithëra dhe fruta si avokado zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ul kolesterolin e keq. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, janë të pasura me fibra dietike dhe vitaminë E.

Boronicat: Studimet tregojnë se boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve, si Alzheimer.

Panxhari: Lëngu i panxharit ndihmon atletët që të ruajnë fuqinë më gjatë, dhe disa studime tregojnë se mund ndikojë edhe në reduktimin e demencës. Lëngu i panxharit përmban nitrat, një substancë që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Mjekët thonë se kjo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe fokusimin./ WebMD

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re