Vajrat e hidrogjenizuara: gjenden në ushqime të tilla si ushqimi i paketuar, ushqimi i shpejtë dhe margarina. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se yndyrna të tilla shkaktojnë disa lloje të kancerit.

Kokoshkat: Përveç faktit se kokoshkat mund të përmbajnë këto vajra të hidrogjenuara, sidomos kur përgatiten në mikrovalë, kanë më shumë gjasa të shkaktojnë kancer, konkretisht kancerin e mushkërive.

Mielli i bardhë: Kujdes nga buka e përgatitur me miell të bardhë, sanduiçët apo çdo lloj ushqimi me prejardhje të këtij mielli. Ekspertët e ushqimit këshillojnë të konsumoni bukën e zezë për shëndet më të mirë.

Mishi i kuq: i pjekur dhe i kripur paraqet rrezik për shëndetin tuaj. Shpesh shtohen konservues të cilët shërbejnë për ta mbajtur mishin të freskët por në të njëjtën kohë këto konservues mund të dëmtojnë zorrën e trashë dhe mund të shkaktojnë kancer.

Sheqeri i bardhë: Sheqeri thjesht ju dëmton. Nuk është glukoza e gjetur në frutat që jep dëmin më të madh në shëndetin e njeriut, por sheqerat e bardha që përpunohen shumë. Kini kujdes, evitoni ëmbëlsirat sa më shumë të mundni.

Burimi: Dailymail

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re