Vetëm për shkak se vendosni diçka në frigorifer, nuk do të thotë se do të zgjasë përgjithmonë. Dhe sa zhgënjyese është të zbulosh manaferrat që ke blerë vetëm pak ditë më parë, tashmë janë prishur! Për ta shmangur këtë, mbështetuni në udhëzuesin tonë më poshtë: Ne do t’ju shpjegojmë se cilat ushqime kanë një jetë të shkurtër në frigorifer, së bashku me këshilla për t’i mbajtur ato më të freskëta.

Manaferra

Në vend të parë janë manaferrat bio. Meqenëse manaferrat nuk trajtohen me pesticide ose insekticide, lëkura e tyre e hollë dhe përmbajtja e lartë e ujit i bëjnë ato shumë të ndjeshme ndaj baktereve. Për të eleminuar bakteret, lani manaferrat me uthull dhe ujë. Përdorni një qese konservimi dhe vendosini në frigorifer për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.

Proshutë e prerë në feta

Proshuta e prerë në feta zgjat tre deri në pesë ditë në frigorifer.Nëse nuk do të përdorni të gjithë proshutën në atë hark kohor, mund ta ngrini atë. Në këtë mënyrë nuk prishet dhe ju qëndroni të sigurtë.

Shalqiri i prerë

Çelësi për të zgjatur jetëgjatësinë e një shalqiri është të mos e prisni, derisa të jeni gati ta hani brenda ditëve të ardhshme. Në të gjithë formën e tij, shalqiri ka një jetë të gjatë në frigorifer, por pasi pritet, ai prishet shumë shpejt. Pasi pritet në feta, uji humbet dhe ikën dhe shija e tij e ëmbël.

Shalqirin e paprerë mund ta ruani deri në disa javë dhe nëse e prisni, mbajini në një enë hermetike dhe konsumojeni pas tre deri në pesë ditësh.

Sallata jeshile

Sipas nutricionistëve sallata jeshile do të zgjasë rreth tre ditë në frigorifer. Nutricionistët rekomandojnë vendosjen e tyre në një enë me ujë, në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta.

Orizi i gatuar

Nutricionistët paralajmërojnë që të konsumojnë oriz brenda një deri në dy ditë pas gatimit. Kjo për shkak të spores së quajtur Bacillus cereus, një bakter që shkakton sëmundje gastrointestinale. Spori është rezistent ndaj nxehtësisë dhe nuk eliminohet kur gatuhet, por mund të prodhojë baktere ndërsa ftohet.

Vezë të ziera

Nuk duhet të shqetësoheni për vezët e paziera, ato të zierat fort duhet të konsumohen një jave pas ruajtjes në frigorifer. Vezët e ziera mund të përmbajnë baktere të tilla si salmonela ose listeria, nëse veza nuk është gatuar plotësisht (mendoni një të verdhë të lëngshme) dhe meqenëse bakteret mund të jetojnë edhe në lëvozhgë, rekomandohet të hidhni vezët me lëvozhgë të plasaritur përpara konsumimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re