Kolagjeni është një element kyç i strukturave themelore të trupit të njeriut, një protein mjaft e rëndësishme që përbën rreth 30% të proteinave totale të trupit dhe 75% të proteinave të lëkurës.

Ai është përbërësi i rëndësishëm në formimin e lëkurës, muskujve, nyjeve dhe kockave, por me rritjen e moshës niveli i kolagjenit në organizëm ulet.

Duke filluar nga mosha 25 vjeç, nivelet e kolagjenit në trupin tonë fillojnë të bien në një normë prej rreth 1.5% në vit.

Gjatë procesit të maturimit dhe më vonë gjatë plakjes, gratë kanë tendencë për të humbur kolagjen në një normë më të shpejtë se sa burrat.

Fatkeqësisht, proteinat e rëndësishme varfërohen ndërsa vitet kalojnë, duke shkaktuar rrudha dhe shenja të dukshme të plakjes.

Por, kolagjeni mund të “rindërtohet” duke konsumuar ushqimet që nxisin prodhimin e tij në trup.

Këto janë disa nga ushqimet që këshillohet të konsumoni:

Specat e kuq

Vitamina C është e domosdoshme për furnizimin me kolagjen të trupit dhe ajo gjendet me shumicë tek specat e kuq. Kjo vitaminë është një antioksidues që promovon sintetizimin e kolagjenit. Në mungesë të vitaminës C në dietë, trupi nuk mund ta prodhojë kolagjenin në mënyrë aq efikase. Vetëm ½ kupë me speca të kuq siguron 158% të dozës ditore të vitaminës C. Burime të tjera të vitaminës C janë portokalli, kivi, specat jeshilë, luleshtrydhet dhe limoni.

Domatet

Të pasura në antioksiduesin likopen, domatet mund të mbrojnë furnizimin me kolagjen. Një nga mënyrat si ne e humbasim kolagjenin ndërkohë që plakemi, përveç se prodhohet më pak, është si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe rrezet ultravioletë. Si pasojë e tyre përshpejtohet zbërthimi i kolagjenit. Likopeni mund të mbrojë lëkurën dhe ruajë nivelet e kolagjenit. Ky antioksidues gjendet gjithashtu tek perimet e kuqe dhe portokalli, si dhe tek shalqiri dhe qitroja.

Salmoni

Tashmë e dini që duhet të konsumoni peshk për të përftuar acidet yndyrore Omega-3 të shëndetshme për zemrën. Salmoni është një burim shumë i mirë i tyre, konsumi i tij ul nflamacionin dhe parandalon zbërthimin e kolagjenit si pasojë e dëmeve mjedisore, ngjashëm me likopenin. Burime të tjera të mira të acideve yndyrore Omega-3 janë edhe avokado, bajamet dhe farat chia.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, që mbron lëkurën dhe kockat. Vitamina A ndihmon edhe në zhvillimin e qelizave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin dhe ruajtjen e kolagjenit në trup. Përveç patateve të ëmbla, vitamina A gjendet edhe tek karotat, pjepri, mango, kajsitë etj.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë të pasura në vitaminë E. Ashtu si antioksiduesit e tjerë, edhe vitamina E lufton radikalet e lira, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave dhe shenjave të tjera në lëkurë. Burime të tjera të mira të vitaminës E janë bajamet, lajthitë dhe gjalpi i kikirikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re