Tani të gjithë në një mënyrë ose tjetër përpiqen që të ushqehen sa më shëndetshëm që munden.
Shumica e njerëzve i kushtojnë vëmendje ushqimit të tyre për të përfshirë ushqyes që luajnë një rol të rëndësishëm në “luftën” kundër viruseve, ftohjeve dhe sëmundjeve.
Më poshtë janë shtatë ushqime, të cilat duke i konsumuar rregullisht do të përmirësojnë shëndetin tuaj në një kohë relativisht të shkurtër.
Orizi– ul rrezikun nga sëmundja e diabetit, për shkak të vitaminës B1.
Brokoli – përmban vitaminën K, që rregullon prodhimin e insulinës kështu që edhe ky ushqim ndihmon kundër diabetit.
Lëngu i boronicës së kuqe – tre gota lëng në ditë, të paktën për 40 % ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Avokado – burim i pasur i kaliumit që mbron nga presioni i lartë i gjakut.
Grejpfruti i kuq – nëse gjatë ditës, konsumoni të paktën një grejpfrut të kuq, niveli i kolesterolit të keq në gjak ulet për të paktën 20 %.
Kafeja – 2 deri 3 filxhanë kafe në ditë, pa sheqer, redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës deri në 53 %.
Perime me ngjyrë të gjelbër – rrit nivelin e antioksidantëve në gjak që lufton një numër të madh të sëmundjeve, përfshirë edhe kancerin. /atsh/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re