Sa i përket i ushqimit të shëndetshëm, apo “ushqimit të artë, fillimisht rekomandohet konsumimi në racionet kryesore i bukës integrale, pra me përmbajtje të bollshme të fibrave.

 

Pastaj qumështi dhe produktet e tij duhet të jenë me yndyra të reduktuara, pra diku me 1.5% përmbajtje të kolesterolit.

Mishi dhe produktet e tij duhet të jenë me përbërje të ulët të yndyrës, kryesisht i zier dhe i përgatitur me pak yndyrë. Mundësisht të konsumohet mishi i shpezëve, kryesisht i pulave dhe sa më rrallë mishi i viçit. Ndërsa, peshku sa më shpesh.

Perimet dhe pemët duhet të jenë çdo ditë në tavolinën e diabetikëve, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Vajrat që përdoren duhet të jenë kryesisht me përmbajtje bimore. Duhet të shmangen brumërat, lëngjet e gazuara dhe ato që gjendet sot në treg, sepse kanë përmbajtje të lartë të sheqernave.

Të konsumohen frutat në vend të lëngjeve dhe të merret sasi e mjaftueshme e ujit natyral, deri në 6 gota të zakonshme të ujit në ditë, qoftë si ujë i thjeshtë ose çajra bimore.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re