Kontingjenti i Komandës së Brigadës së Tretë të Ushtrisë Bullgare, i cili do të marrë pjesë në Rezervën Operative të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR), është përcjellë me ceremoni në qytetin bullgar të Blagoevgradit të mërkurën, transmeton Anadolu.

Priftërinjtë bënë lutje për shëndet dhe kthim të suksesshëm nga misioni, ndërsa ushtarët u përshëndetën nga kryetari i komunës së Blagoevgradit Metodi Bajkushev dhe guvernatori rajonal i Blagoevgradit, Georgi Dinev, njoftoi

Një kontingjent prej 120 ushtarësh bullgarë, me mision paqeje në KFOR

“Ushtria Bullgare kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor,” tha shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov.

Ai vuri në dukje se 120 trupa nga komanda e Brigadës së Tretë të Blagoevgradit do të dërgohen në mision për të paktën tre muaj.

“Jam i kënaqur me përgatitjen dhe gatishmërinë, porosia ka ardhur të premten, të mërkurën tashmë po i dërgojmë, që do të thotë se verifikimet që kanë bërë më herët dhe gatishmëria që ata ruajnë kanë qenë në nivelin e duhur dhe ne mund të reagojmë brenda afateve të parapara”, theksoi Eftimov.

Ai shprehu mirënjohje për zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore dhe Komandantin e Komandës së Brigadës së Tretë të Armatës Bullgare në Bllagoevgrad.

“Është hera e parë që marr pjesë në një mision si ky. Nuk kam asnjë shqetësim, ndihem mirë e përgatitur dhe e motivuar”, tha Anelija Petrova nga Komanda e Brigadës së Tretë.

Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO (KFOR) hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244.

Aktualisht, 28 vende kontribuojnë në KFOR me pothuajse 4,686 trupa. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko