Ushtarët armenë hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi

thumbs_b_c_a2b34951fd1988a572ddd87934835552.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ushtarët e Armenisë kanë hapur zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të Kalbajar, Gedebey, Tovuz dhe Agstafa në kufirin mes dy vendeve, njoftoi ministria azerbajxhanase e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit në disa vendbanime në Kalbajar, Gedebey, Tovuz dhe Agstafa ishin cak i sulmeve intensive nga pasditja e 15 nëntorit deri në mëngjes 16 nëntor.

Më tej thuhet se trupat e Azerbajxhanit u kundërpërgjigjën për të parandaluar provokimin e ushtrisë armene dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë