Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në 24 orët e fundit, njësitë e armatosura armene hapën zjarr mbi pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase gjithsej 12 herë.
Në një deklaratë, Ministria tha se pozicionet në kufi në drejtim të rajoneve Kelbajar dhe Laçin janë qëlluar tri herë nga pozicionet armene në vendbanimet Nerimanli dhe Zarkent të rajonit Basargeçer.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se grupet e armatosura ilegale armene të vendosura në territorin e Azerbajxhanit, ku janë vendosur përkohësisht njësitë ruse, qëlluan nëntë herë në pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase në drejtim të provincave Aghdam, Khojavend dhe Khojaly.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka pasur humbje në mesin e personelit dhe pajisjeve të Azerbajxhanit dhe se ushtarët azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re