Skip to content

Ushtarët izraelit vrasin 2 palestinezë gjatë bastisjeve në Jenin

Dy palestinezë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë bastisjes së forcave izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve në Jenin dhe u vendosën snajperë në çatitë e ndërtesave.

Përleshjet shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite, të cilët po përpiqeshin t’i rezistonin bastisjes. Gjatë ngjarjeve gjithashtu u arrestuan katër palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se Naim Jamal al-Zubaidi (27) dhe Mohammed Ayman es-Sadi (26) humbën jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite gjatë bastisjes, Gjithashtu një palestinez u plagos, por gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Një numër i madh i palestinezëve që erdhën në spitalin Ibni Sina në Jenin morën trupat e të rinjve që u vranë. Palestinezët thërrisnin slogane duke kërkuar mbrojtje për popullin palestinez kundër abuzimeve izraelite.

Nga ana tjetër, Lëvizja Xhihadi Islamik në një deklaratë tha se palestinezët e vrarë ishin ndër komandantët më të rëndësishëm të lëvizjes në terren.

Në deklaratë theksohet se sulmi në fjalë nuk do të mbetet pa përgjigje.

Gjithasht edhe dje, forcat izraelite bastisën vendbanimin Yabed në Jenin dhe arrestuan palestinezin Abdulgani Harazallah në shtëpinë që kishin rrethuar. Muhammed Tevfik Bedarane, i cili u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë, vdiq në vendngjarje.

Burimi: AA