Dy nxënës palestinezë janë plagosur si pasojë e bastisjes së ushtarëve izraelitë ndaj një shkolle të mesme në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Njëri nga banorët e qytezës Burin ku ndodhet shkolla e mesme, Hitam en-Neccar në një deklaratë për AA ka thënë se ushtarët izraelitë së bashku me një grup kolonësh hebrenj kanë kryer bastisje ndaj kësaj shkolle.

Neccar thotë se ushtarët gjatë kësaj bastisjeje kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Ai ka shtuar se dy nxënës janë plagosur me plumba gome.

“Që nga vendimi për konfiskimin e 8 hektarëve të territorit të saj, kjo shkollë pothuajse çdo ditë i nënshtrohet bastisjeve të kolonëve hebrenj dhe ushtarëve izraelitë”, thotë Neccar.

Izraeli një javë javë më parë ia kishte dorëzuar menaxhmentit të shkollës dhe Kuvendit Komunal të Burinit vendimin për konfiskimin e 8 hektarëve të territorit të shkollës prej 55 hektarësh.

Pala izraelite pretendon se pas vendimit për konfiskimin e 8 hektarëve janë “shkaqet e sigurisë” si hedhja e gurëve ndaj kolonëve hebrenj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re