Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërteta në marshimet e organizuara në Bregun Perëndimor të okupuar në shenjë proteste ndaj vendimit të SHBA-ve për njohje të Kudsit si ‘kryeqytet të Izraelit’.
Në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, një numër i madh i palestinezëve organizuan marshime në shenjë proteste ndaj vendimit të SHBA-ve për Kudsin. Gjatë këtyre marshimeve, ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe plastik si dhe me gaz lotsjellës.
Gjatë incidenteve, ndaj përdorimit të plumbave të vërtetë dhe gazit lotsjellës nga ana e ushtarëve të Izraelit, të rinjtë palestinez u përgjigjën duke hedhur gurë.
Ndërhyrje të ngjashme kishte dhe në veriun e Bregut Perëndimor, në qytetin Kalkijla, në postbllokun ushtarak Kalendija që gjendet mes Kudsit dhe Ramallahut dhe në pika të ndryshme të qytetit El-Halil.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se një person është lënduar nga plumbat e gomës në Kalendija.
Ndërkohë, pritet që në orët e mbrëmjes të organizohen protesta të tjera./AA/.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re