Në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë u plagosën pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjeteve të tyre.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtarët izraelitë qëlluan me plumb gome ndaj një automjeti në fshatin, Deir Abu Mashal në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se 2 palestinezë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e rajonit dhe gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa nuk u dha asnjë informacion se pse ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjetit civil palestinez, nuk pati asnjë shpjegim nga autoritetet izraelite.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re