Ushtarët izraelitë kanë shënjestruar drejtpërsëdrejti qendrën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një njoftim nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se pas sulmit të ushtarëve izraelitë shumë personel shëndetësor kanë tejkaluar rrezik mbytjeje.
Më tej theksohet se bombat e hedhura nga ushtarët kanë shkaktuar edhe zjarr në qendër, duke potencuar se incidenti “përfaqëson një shkelje të dukshme të së drejtës ndërkombëtare humanitare, e cila thotë se personeli mjekësor dhe mjediset e tyre duhet të mbrohen”.
Ndër të tjerat në njoftim bëhet e ditur se me sulmin është synuar ndëshkimi i personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, që kryen detyrën e saj humanitare ndaj popullit palestinez që i reziston pushtimit izraelit.
Ndërkohë, autoritetet izraelite nuk janë shprehur me rasti në fjalë.
